Edhe mediat në Suedi merren me skandalin e Eurovizionit (Foto)

Religjion

Edhe mediat në Suedi merren me skandalin e Eurovizionit (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:37

Gazeta më e njohur në Suedi “Expressen”, ka raportuar për vendimin që flamuri i Kosovës të ndalohet së valvituri në Festivalin Europian të Këngës.

“Eurosong, ndalon flamurin e Kosovës”, është titulli në këtë gazetë i shoqëruar edhe me komente dhe deklarata të ndryshme që e kundërshtojnë këtë vendim.

Njëra prej tyre është deklarata e ish kandidatit shqiptarë nga Kosova për deputet në Suedi, Naim Murseli dhënë për këtë gazetë.

Ai ka thënë se vendimi për ta lënë flamurin e Kosovës jashtë sallës dhe krahasimin e tij me atë të ISIS, ka prekur ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dikush dëshiron ta valojë flamurin e tij dhe të tregojnë se është nga Kosova . Por në këtë rast ata nuk do munden . Kjo është plotësisht e gabuar dhe fyese”, ka thënë Murseli për gazeten Expressen, transmeton Magazina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat