Kryeministrit të Shqipërisë i pëlqen të zërë faqet e para të gazetave botërore duke i dhënë këshilla deri dhe superfuqive botërore për sfidat dhe politikën ndërkombëtare.
Nga deklaratat për Trump tek letra drejtuar ministrit britanik të drejtësisë Michael Gove, kreu i qeverisë shqiptare është përpjekur të gjejë hapësirë në mediat ndërkombëtare. Por europianët duket se e kanë tashmë një vlerësim për Ramën dhe këshillat e tij. Renditja është një suplakë e fortë për ambicien e vetëshpallur ndërkombëtare të Ramës.
Sipas Politico, renditja paraqet se cilat lidera kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyre në Bashkimin Europian për të siguruar pushtet dhe influencë brenda BE. Sipas kësaj renditje Edi Rama rezulton i fundit, madje më poshtë edhe se Gruevski, lideri autoritar i Maqedonisë i urryer në Europë.
Sipas revistës në vendin e parë, si udhëheqësja më e rëndësishme në Europë renditet Angela Merkel. Pas kancelares së fuqishme gjermane, në vendin e dytë vjen kryeministri britanik David Cameron dhe në vendin e tretë Francois Hollande.
Çfarë vlerësohet
Revista ka shpjeguar edhe metodologjinë sipas të cilës janë vlerësuar udhëheqësit e vendeve europiane. Sipas saj, renditja vlerëson një sërë aspektesh. Më konkretisht sipas Politico, për kryeministrat dhe presidentët matrica e saj u përgjigjet disa pyetjeve si:
A kanë një qeveri stabël? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë axhendën e tij politike?
Po kështu ajo përpiqet ti përgjigjet pyetjeve nëse këta udhëheqës kanë një strategji koherente dhe nëse kanë pozita të forta negociuese në Europë./B.S/