Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak rus në kufirin me Sirinë (Foto/Video)

Religjion

Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak rus në kufirin me Sirinë (Foto/Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:05

(E plotësuar) Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një avion luftarak rus SU-24 është rrëzuar në Siri, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.

Pranimi nga ministria ruse ka ardhur menjëherë pasi mediat turke kanë raportuar se avionët turq kanë rrëzuar një avion luftarak, me origjinë të panjohur, pasi i njëjti ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 e kanë paralajmëruar aeroplanin dhjetë herë, përpara se e kanë rrëzuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar se avioni SU-24 ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe ka thënë se do ta dëshmojë këtë.

Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar zemërim nga Ankaraja.

Zyrtarët turq kanë thënë sot se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë.

Mediat turke kanë thënë se dy pilotët e avionit janë hedhur me parashutë.

Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesin Sirian të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Malet Turkmene, në provincën bregdetare Latakia.

Muajin e kaluar, avionët turq kanë rrëzuar edhe një dron të paidentifikuar, i cili po ashtu ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Turqia i tregon dhëmbët Rusisë: Rrëzon aeroplanin e saj, njëri pilot kapet nga turkmenët e sirisë

Ushtria turke ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus, që udhëtonte brenda kufirit të saj në mëngjesin e së Martës, 24,11,2015.

"Aeroplani ushtarak rus Su-24 që fluturonte në lartësi 6000 metra në territorin Sirian është rrëzuar," tha ministria e brendshme ruse, duke mohuar pretendimin se ka dhunuar hapësirat turke. "Piloti ka mundur të largohet nga aeroplani, por fati i tij nuk dihet akoma".

Nga ana tjetër Turqia ka pretenduar se rreth pesë minuta aeroplani në fjalë ka dhunuar hapësirat turke, duke e rrëzuar më pas me bombardimin e aeroplanit të tyre F-16, në mëngjesin e 24 Nëntorit. "Për incidentin në fjalë është sqaruar presidenti, Rexhep Taip Erdogan dhe NATO-ja," shkruan në mediat turke, që kujtojnë se Turqia kishte paralajmëruar Rusinë se çdo tentativë tjetër e dhunimit hapësinor nuk do shkonte pa pasoja.

Sipas CNN turk, njëri nga pilotët rusë është kapur rob nga turkmenët e Sirisë, ndërsa tjetri është akoma në kërkim.

Nuk është hera e parë që Rusia dhe Turqia, janë konfrontuar mbi dhunimin hapësinor. Gjatë tetorit, ushtria turke rrëzoi një dron rus, që po ashtu kishte kaluar në hapësirat e saj.

Atë kohë, droni ishte paralajmëruar tre herë, duke marrë më pas vendimin përfundimtar. Rusia deri tani ka mohuar se droni i përkiste asaj, edhe pse një prodhim të tillë nuk kanë shtetet tjera përreth.

Rreth 2000 ushtarë rusë po luftojnë në Siri, kryesisht duke sulmuar nga ajri rebelët dhe Shtetin Islamik, mirëpo Turqia nuk ka lejuar që të preken kufijtë e saj, duke mohuar çdo bashkëpunim me Rusinë, kjo edhe për shkak të politika të ndryshme. Turqia mbështet fuqishëm opozitën siriane, ndërsa Rusia diktatorin sirian, Bashar al Assad.

Në Mars 2014, Turqia rrëzoi një aeroplan ushtarak, por kësaj here bëhej fjalë për pronë të Sirisë.

Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak rus në kufirin me Sirinë

Aeroplani ushtarak që u rrëzua nga ushtria turke në afërsi të kufirit me Sirinë ishte rus. Këtë e kanë konfirmuar Moska dhe Ankaraja.

Aeroplani i modelit rus Sukhoi Su-24, u rrëzua nga ushtria turke dhe avionët luftarak F-16 të martën në mëngjes.

Zyrtarët nga Ushtria turke, thonë se avioni rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit, afër kufirit sirian dhe u rrëzua pas disa paralajmërimeve të injoruruara nga rusët.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pretendon se avioni ishte në hapësirën ajrore të Sirisë, dhe u qëllua poshtë nga toka./Bota sot

Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak në kufirin me Sirinë

Një aeroplan i paidentifikuar ushtarak është rrëzuar në Siri në afërsi të kufirit me Turqinë, sipas mediave turke.

Siç raportojnë mediat turke, tani për tani nuk dihet se kujt i takon aeroplani. Gjithashtu, nuk ka asnjë informacion për fatin e ekuipazhit.

Me sa duket, sipas medieve të huaja, të dy pilotët arritën të dalin nga aeroplani para shpërthimit, dhe po sipas tyre, aeroplani u rrëzua nga ushtria turke pasi më parë kishte shkelur në hapësirën ajrore turke.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat