Obama nuk merret me postime që bëhen në Twitter, i interesojnë zbatimet e marrëveshjes me Iranin

Religjion

Obama nuk merret me postime që bëhen në Twitter, i interesojnë zbatimet e marrëveshjes me Iranin

Më: 10 gusht 2015 Në ora: 11:41

Në një intervistë të transmetuar dje në rrjetin CNN, Presidenti Obama nuk i kushtoi vemendje një postimi në Twitter të bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ku dukej silueta e udhëheqësit amerikan me një revolver në kokën e tij.
I pari SHBA-së, Obama i tha CNN-it se “superfuqitë nuk u përgjigjen provokimeve të këtij lloji. Superfuqitë, tha ai, përqëndrohen në atë që duhet të bëjnë për të ruajtur sigurinë e tyre kombëtare dhe sigurinë e aleatëve e të vendeve mike”.
Ndwr tw tjerash Presidenti Obama tha se “nuk është i interesuar të shkëmbejë mesazhe në Twitter me udhëheqësin Iranian. Ajo që më intereson, është marrëveshja ndërmjet SHBA-së dhe Iranin dhe nëse ne mund ta zbatojmë atë” tha Obama.
Presidenti Obama thotë se kundërshtarët politikë të marrëveshjes në SHBA, veçanërisht disa ligjvënës Republikanë në Kongres, e kanë vendosur veten në një linjë me kundërshtarët radikalë të marrëveshjes në Iran.
.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat