Ditën e sotme protestës së studentëve i janë bashkuar edhe ata të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët pavarësisht largësisë kanë ardhur të mbështesin kauzën e bashkëmoshatarëve të tyre.
Të gjithë studentët janë nisur nga të gjithë fakultetet e Tiranës, për tu bashkuar të gjithë së bashku përpara Ministrisë së Arsimit. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Arteve dhe ditën e nesërme pritet që kësaj kauze t’i bashkohen edhe studente e universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Cabej”.
Ndëra studentët e universitetit të Shkodrës shprehen se nuk do ta ndalin protestën e tyre dhe do të rikthehen për të protestuar në Shkodër ditën e hëne dhe të martë për të rinisur protestat në Shkodër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.