Studentët edhe sot në protestë, mblidhen sërish para Ministrisë

Shqipëria

Studentët edhe sot në protestë, mblidhen sërish para Ministrisë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:16
Studentët edhe sot në protestë, mblidhen sërish para Ministrisë

Ka nisur protesta e studentëve tek Ministria e Arsimit. Me megafonë në duar, studentët kanë ngritur pankartat me kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Kjo është dita e gjshtë e protestesë, nga më masivet që nga dhjetori 1991. 

Studentët pohuan sot për mediat se i kanë lënë afat ministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre deri të martën. Të rinjtë nga Shkodra ndërkohë, i janë drejtuar Tiranës.

KËRKESAT:
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe SportitMinistres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita NikollaLënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.                                       
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat