Ngjela: Protestat e studentëve, janë protesta kundër korrupsionit

Shqipëria

Ngjela: Protestat e studentëve, janë protesta kundër korrupsionit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 06:55
Spartak Ngjela

Për avokat Spartak Ngjelën protesta e studentëve sot (8 dhjetor) kishte një karakter referendar.  I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Ngjela argumentoi se fakti që studentët u përshëndetën edhe nga shumë qytetarë tregon një kërkësë masive kundër qeverisë.

Këtë protesta a mund ta marrim si një referendum ndaj qeverisë së Ramës?

Spartak Ngjela: Unë pashë sot që kishte një karakter referendar të paktën në psikikë. Këta ishin duke ecur në bulevard, qëndronin të tëra mjetet dhe i përshëndesin. Pra është një kërkesë masive. E kupton dot kryeministri? Nuk besoj se kupton, sepse nuk e le psikika. 

Po ta kuptonte këtë nuk do kishte rënë në këto gabime të qeverisjes dhe korrupsionit. Pasioni për pushtet kur të errëson intelektin je i destinuar të shkosh drejt hiçit.

Sipas Ngjelës, protesta ka marrë karakter politik për aq kohë sa studentët shtrojnë probleme si korrupsioni.

Spartak Ngjela: Denoncuan profesorët e korruptuar. Leksionet janë narracion vulgativ asnjë nivel akademik. I vetmi Universitet që nuk ka kërkim shkencor. Këto janë regjime politike anti intelektualiste. Nuk duan të kenë universitete për të krijuar flukse intelektualësh. A ka ndonjë nga bota akademike shqiptare në qeveri? Asnjë

Protesta nuk është apolitike, është thellësisht politike. Do ketë vazhdimësi sepse ata kanë kapur fenomenin. Kanë hequr dorë nga ato që thanë kushte. Janë në zhvillim, dhe kështu vijnë të gjitha protestat në gjithë botën. Kanë vijimsi dhe vijnë hap pas hapi. 

Ata kanë hyrë në hullinë politike. Që është goditja e korrupsionit. 

Nuk mund të ketë korrupsion në Universitet publik në rast se nuk do kryeministri, pamundësi absolute.

Nuk mund të ketë korrupsion në Universitete publike nëse nuk do qeveria, sepse ka kontroll. Cili është kontrolli për nivelin e didaktikës? Asgjë! Cili është kontrolli për pedagogët? E dëgjove që nxorën pedagoge Universiteti që nuk kishin marrë gjimnazin? 

Ju si mendoni që kjo është miopi? Jo nuk është miopi.  

Ata kërkuan veting për profesoriatin. Është politik dhe do ecin më tutje. 

Korrupsioni kryeministror shqiptar është i lidhur me korrupsionin e rektorateve. 

Rektoratat janë të korruptuara, kjo nuk diskutohet. 

Nuk e di rektori që shiten notat?! Ai e di këtë fakt, pse e lejon?! Ndajnë fitimet.

Kjo nuk është një lëvizje krejt e thjeshtë. Është si vargu i numrave, nëse nuk ke thënë zero dhe nuk ke thënë një, nuk vazhdon vargu i numrave. Këta e thanë 1-shin. Do shkojnë tek qeveria. Mbajeni mend!

Sipas Ngjelës nuk mund të ketë një analogji mes lëvizjes së dhjetorit 1990 dhe lëvizjes së sotme studentore.

Spartak Ngjela: Jo, nuk është e njëjta gjendje. E para atëhere kishte shumë frikë që tani s'ka frikë të atij niveli. E dyta ato ishin protesta kundër diktaturës. Kurse këto esencialisht janë kundër korrupsionit. Pastaj vjen edhe problemi i nivelit. Universiteti publik shqiptar është në krizë.  Studentët janë ngritur kundër korrupsionit dhe sistemit. Kanë kapur themrën e Akilit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat