Sot Dhjetori i dytë i studentëve, Kryeministria "zonë e ndaluar", rezistencë para MAS

Shqipëria

Sot Dhjetori i dytë i studentëve, Kryeministria "zonë e ndaluar", rezistencë para MAS

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:40
Protesta

Bashkimi Kombëtar Studentor ka publikuar axhendën e protestës së ditës së sotme, që përkon edhe me 8 dhjetorin, lëvizjen studentore të 1990.

Për të shmangur çdo lloj politizimi të mundshëm, për shkak se edhe Partia Demokratike ka aktivitete në përkujtim të kësaj date, studentët kanë shpallur "zonë të ndaluar" Kryeministrinë.

Mbledhja e studentëve të Tiranës do të nisë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në orën 09:30. 

Prej nga aty do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të zhvillohet dhe protesta.

Studentët e Tiranës ftojnë të gjithë studentët e tjerë, maturantët dhe prindërit tu bashkohen për të kërkuar me ngulm plotësimin e tre kërkesave të tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat