Meta bën homazhe për ndarjen nga jeta të Presidentit George H. W. Bush

Shqipëria

Meta bën homazhe për ndarjen nga jeta të Presidentit George H. W. Bush

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe sot në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

"Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!", - shkroi Presidenti Meta në Librin e Zisë të hapur me këtë rast. 

Më pas Kreu i Shtetit u shprehu zyrtarve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat