Studentët “shkundin” qeverinë, Nikolla sërish në konferencë për shtyp

Shqipëria

Studentët “shkundin” qeverinë, Nikolla sërish në konferencë për shtyp

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:45
Lindita Nikolla

Në daljen e dytë për mediat brenda një ore ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla ka njoftuar se ka marrë një kërkesë nga Këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët.

 “Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë.

Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë. Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit.

Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi ministrja Nikolla.

Ndërsa studentët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që janë 4.

Sot ministrja njoftoi se qeveria do shfuqizojë VKM nr. 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat