Muka: Politikanët nuk kanë diploma, ndërsa studentët i quajnë ngelësa

Shqipëria

Muka: Politikanët nuk kanë diploma, ndërsa studentët i quajnë ngelësa

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:14
Taulant Muka

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka inkuarajuar studentët të cilët prej tre ditësh kanë dalë në protesta.

Referuar deklaratave të Ramës, i cili i quajti studentët ngelës, Muka i sugjeron studentëve që në kërkesat e tyre të shtojnë edhe atë që politikanët dhe rektorët të publikojnë diplomat.

Reagimi i Taulant Muka

Rinia shqiptare tashmë po bashkohet nën një zë: Dije dhe arsim cilësor! Forca rinia, jemi të gjithë me ju!

Politikanët ju quajnë ngelësa dhe barrë për shoqërinë?! Sot do ju këshilloja të shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj: të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor. Shumica e politikanëve shqiptarë, që qeverisin dhe në opozitë, nuk kanë diploma, prandaj ata nuk e duan arsimin dhe dijen- prandaj nuk e duan rininë. Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!

Por ju keni forcën e dijes me vete, një forcë që nuk e mposht asgjë! Largoni çdo politikan që ju bashkangjitet në protestë, ata duan t'ju përdorin! Mos u ndalni në kërkesën tuaj për dije! Vetëm një universitet cilësor mund t’ju sigurojë një të ardhme prosperiteti! Sot jemi të gjithë me ju, ju jeni shpresa!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat