“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit

Shqipëria

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:55
Pamje nga protesta

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifave të larta.

Studentët kanë nxjerrë kartonët e kuq për ministren Lindita Nikolla, për t’i thënë stop tarifave të larta. Fasada e MAS është mbushur me banderola e pankarta të studentëve.

Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00 pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Janë mijëra studentë që protestojnë nga të gjitha fakultetet në kryeqytet. Ndërkohë sot protesta janë zhvilluar edhe në Durrës, Korçë dhe në Elbasan.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, kanë qenë këto thirrjet e studentëve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat