Protesta, nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit: Ne nuk jemi bankomat!

Shqipëria

Protesta, nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit: Ne nuk jemi bankomat!

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:38
Pamje nga protesta

Ka nisur në Tiranë, marshimi i studentëve nga i gjithë vendi, drejt Ministrisë së Arsimit, për të protestuar ndaj tarifave të larta të universiteteve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Studentët e Tiranës, nga të gjitha fakultetet, kanë dalë në orën 8;30 nga oborret e fakulteteve dhe po përshkojnë qëndrën e Tiranës për t’u bashkuar në orën 10:00 tek ministria.

Ndërkohë, mësohet se studentë të universiteteve të Durrësit, Elbasanit dhe të Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Tiranës.

Në kërkesat e tyre, të paraqitura më shkrim, studentët kërkojnë:

Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat