Protesta e studentëve, Rama pyet taksapaguesit…

Shqipëria

Protesta e studentëve, Rama pyet taksapaguesit…

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:02
Edi Rama

Ndërkohë që studentët e universiteteve në kryeqytet, nga Politekniku e deri tek ai i Tiranës, kanë braktisur mësimin ditën e sotme për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kundër tarifave për kreditet e provimeve të bartura, kryeministri Rama ka dhënë një përgjigje për të gjithë, përmes rrjeteve sociale.

Aty, një përdorues i ka kërkuar që të zgjidhë hallin e studentëve që po protestojnë, ndërkohë që kryeministri i përgjigjet me një pyetje: A janë të gatshëm taksapaguesit që të paguajnë shpenzimet për studentët ngelës?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat