Protesta e studentëve, reagon PD: Të vendosur për t’i thënë ndal Edi Ramës

Shqipëria

Protesta e studentëve, reagon PD: Të vendosur për t’i thënë ndal Edi Ramës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:46
Protesta e studentëve

Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve të Tiranës dhe ka deklaruar se ata janë të vendosur për t’i thënë ndal qeverisë, që tallet me të ardhmen e tyre.

“Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit,  Arkitekturës dhe Urbanistikës, - deklarohet PD-ja, - janë përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama.

Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familjeje, që ka të paktën 1 fëmijë student.

Studentët janë më të vendosur se kurrë për t’i thënë ndal njëhërë e mirë, Edi Ramës, Lindita Nikollës e çdo qeveritari tjetër, që tallet me të ardhmen e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat