Flamuri ulet gjysmështizë, Meta: Mirënjohje veprës së Bush

Shqipëria

Flamuri ulet gjysmështizë, Meta: Mirënjohje veprës së Bush

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:55
Foto

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.

Flamuri kombëtar është ulur gjysmë shtizë në Presidencë në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e presidentit George H.W Bush.

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë.”, shkruan Meta, transmeton “Balkan Web”.

Kujtojmë se ditën e sotme Kosova ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së George H.W Bush, i cili dha një kontribut për këtë shtet.

ërmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat