Protesta e studentëve, Berisha bën thirrje: Solidarizohuni, refuzojini tarifat e larta

Shqipëria

Protesta e studentëve, Berisha bën thirrje: Solidarizohuni, refuzojini tarifat e larta

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:45
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve në mbarë vendin të solidarizohen me studentët në Tiranë,  që janë hedhur sot në protestë kundër tarifave të larta të shkollimit.

‘’Stop rrjepjes së studentëve me tarifat dhe taksat më të larta në Europë! Studentët në protestë dhe bojkot të mësimit, kunder tarifave dhe taksave që i rrjepin ata.

Iu bëj thirrje mbarë studentëve të universiteteve publike të solidarizohen me studentët grevistë dhe të refuzojnë të paguajnë tarifat e sotme 4-15 herë më të larta se të gjithë studentët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.’’

Po ashtu, Berisha ka përcjellë mesazhin e një studenti, i cili shpjegon edhe arsyen e protestës:

Pershendetje Doktor
Jemi duke protestuar dhe bojkotuar mesimin ketu ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikes Shkak eshte bere nje tarife e re nga ana e fakultetit ku cdo student eshte i detyruar te paguaj per cdo provim te mbartur nje takse te posacme.

Saktesisht per cdo kredit te cdo provimi te mbartur duhet te paguajme shtese 7 mije leke te vjetra, pervec tarifes vjetore 400 mije leke , ku vlen te thekesohet se eshte programi me i shtrenjte i studimit ne vend Pa perfshire edhe kostot e perdritshme qe jane shume te larta Boll eshte duke u vjedhur me taksat qe prinderit tane paguajne cdo muaj. Kjo eshte e tepert

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat