Meta takim historik në Manastir, pozon përkrah patriotëve të Rilindjes Kombëtare

Shqipëria

Meta takim historik në Manastir, pozon përkrah patriotëve të Rilindjes Kombëtare

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 08:29
Meta takim historik në Manastir, pozon përkrah patriotëve të Rilindjes Kombëtare

Gjatë vizitës së tij në Manastir, presidenti Ilir Meta, vizitoi shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit.

Kreu i Shtetit ka pozuar përkrah veprimtarëve dhe përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes sonë Kombëtare që i dhanë jetë Alfabetit tonë dhe përjetësuan gjuhën shqipe.

"Mirënjohje të përjetshme patriotëve, veprimtarëve dhe përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes sonë Kombëtare, Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe. Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe" shkruan Meta në fb.

Më herët Presidenti, shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

Më pas Presidenti Meta mori pjesë në përurimin e ekspozitave “Art i Gjilpërave” nga Zeqir Mehmeti dhe studentët e Fakultetit Filozofik të Prishtinës; në shpalosjen e “Kongresit të Manastirit – 110 vite nga Alfabeti që na bashkoi” të Prof. As. Dr. Arsim Sinanit dhe në “Ekspozitën me fotografi” të autorit Burim Ajdini. 
  
Në Pallatin e Kulturës të Manastirit, Presidenti Meta dhe të pranishmit e tjerë të shumtë ndoqën veprimtarinë kulturore “Manastiri Feston 110 vjet” të organizuar nga Institucioni Kombëtar i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, drejtuar nga Nuer Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat