Ish-ministri grek: Imagjinoni një turk që qëllon me kallashnikov policët grekë

Shqipëria

Ish-ministri grek: Imagjinoni një turk që qëllon me kallashnikov policët grekë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Konstadin Kaçifas

“Nesër në drekë varrimi i Konstandinos Kacifas”.

Kështu deklaroi në Ant1, në emisionin “Kalimera Ellada” avokati i familjes, Aleksandros Likurezos.

Por ish-ministri i Arsimit dhe deputeti i SYRIZA-s, megjithëse e ka konsideruar një akt kriminal vdekjen e Konstandinos Kacifas, ka shtuar se “nuk lejohet një individ të qarkullojë me kallashnikov në një vend të huaj, të ngrejë flamurin grek dhe të qëllojë me armë”.

Nikos Filis ka folur për çështjen në Kreta TV duke konsideruar përgjegjëse policinë shqiptare për vrasjen, pasi duhet të çarmatosej dhe arrestohej. Në vijim ka ngritur pyetje retorike dhe ka komentuar: “Duam ne bazuar në një incident fatkeq të shpallim “luftën greko-shqiptare”??? Nuk lejohet një njeri të shkojë me kallashnikov në një vend të huaj, të ngrejë flamurin grek dhe të qëllojë”.

“Aty është Shqipëria Jugore. E përsëris me shumë kujdes këtë. Jo Vorio Epiri, Shqipëria e Jugut. Janë territore shqiptare në sovranitetin shqiptar, ku ndodheshin shumë dikur, pak tani, minoriteti grek. Imagjinoni një turk të qëllojë me kallashnikov policët grekë në Trakë dhe të ngrejë flamurin turk? Çfarë do thoshim në atë rast?”

Ish-ministri ka theksuar disa herë faktin se disa “të vetëquajtur shpëtimtarë” përgjigjen me kallashnikov, por nuk përgjigjet Greqia në çdo lloj provokimi.

“Greqia duhet të mbrojë stabilitetin dhe paqen në zonë, zhvillimin ekonomik, të jetë vigjilente dhe e vendosur ndaj sfidave aktuale si dhe të mbrojë të drejtat e njeriut, të minoriteteve në rajon dhe jo vetëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat