Lleshi do ta drejtoi Ministrisë së Brendshme si zv.ministër

Shqipëria

Lleshi do ta drejtoi Ministrisë së Brendshme si zv.ministër

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:14
Edi Rama

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër, por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat