Humbet apo fiton në marrëveshjen me Greqinë Shqipëria? Ja çfarë thotë Berisha

Shqipëria

Humbet apo fiton në marrëveshjen me Greqinë Shqipëria? Ja çfarë thotë Berisha

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:01
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për negociatat aktuale të qeverisë shqiptare me atë greke për kufirin detar.

Sipas tij, çështja do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila do të përcaktonte edhe vijën kufitare, por negociatat e rihapura nga qeveria Rama po rrezikojnë një pjesë të detit.

“Unë nuk lëshova asnjë milimetër, u thashë do shkojmë në Gjykatë.

Kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, grekët tentuan të bënin manovrën që po bëjnë me këta.

Marrëveshja thoshte se çështja shkonte në Gjykatën ndërkombëtare nëse ajo do të dështonte.

Pala greke u ka thënë se nuk e njohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kaq do të mjaftonte për të mos vijuar më negociatat”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat