Basha: Po të bëhet vetting Rama ikën! Bastet? Monopoli po i lihet në dorë Olsit

Shqipëria

Basha: Po të bëhet vetting Rama ikën! Bastet? Monopoli po i lihet në dorë Olsit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:39
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se nëse vettingu në politikë bëhet realitet, atëherë kryeministri Edi Rama bie nga pushteti dhe jo vetëm.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se kryeministri Rama nuk e pranon vettingun në politikë sepse e di që nëse hyn në fuqi ligji, atëherë kryeministri del nga politika.

Basha: Po të bëhet vetting në politikë Edi Rama jo vetëm humb vendin e kryeministrit, por edhe të drejtën për të qenë në politikë.

-Presidenti e quajti kakofoni...

Basha: Më vjen mirë që partia nga e cila ka dalë presidenti nuk ka asnjë dyshim për vettingun në politikë. Kjo parti ka bashkuar të gjitha votat për këtë ligj. Do isha gati t’I shpjegoja me qetësi  ligjin.

Në lidhje me bastet dhe nismën e qeverisë për mbylljen e tyre, Basha u shpreh se Rama ka nisur tashmë ofensivën për ta bërë monopol industrinë e bixhozit, duke ja dhënë në dorë vëllait të tij.

-Ju thatë se e bëtë marrëveshjen për të shmangur konfrontimin civil, por a jemi duke shkuar prap në konfrontim civil?

Basha: Pa dyshim!

-Po ku po shkon opozita pra? Në institucione nuk shkoni, dhe ajo që shmangët para një viti po e sillni sërish

Basha: Jo po shkojmë në dicka më të keqe. Në atë kohë rreziku ishte tek zgjedhjet. Ku jemi sot? Sot jemi në një vend me një gjykatë Kushtetuese jashtë funksionit. Dy vjet pas reformës në drejtësi kemi një prokuror të përgjitshëm të zgjedhur në mënyrë anti-kushtetuese. Parlamenti po kthehet në një instrument të pastrimit të parave të pista të drogës.

-Ai po I heq bastet…

Bash: Bastet po I bën që të ketë monopolin vëllai I tij dhe Vangjush Dako. 4 vjet më parë e deklaroi Fundin e Marrëzisë... sa ishin atëherë, 800 ndërsa sot janë 4100. Sot po i jepet monopoli një kompanie që e ka në dorë vëllai i Ramës.

Si e vërtetoni.

Ne e kemi treguar. Personat e lidhur me këtë kontratë, zinxhiri i personave të çon tek vëllai i kryeministrit.

Një nga aksionerët kryesorë të Apex-it ja ka shitur aksionet zvicerianëve katër muaj më parë. Kuy njeri i afërt me Ramën ka marrë tanimë, koncensionet për ndërtime në qendër të Tiranës. Ka marrë dy leje ndërtimi ky njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat