“Bastet”, Berisha paralajmëron: Bixhozi shumë shpejt do të hajë Shqipërinë!

Shqipëria

“Bastet”, Berisha paralajmëron: Bixhozi shumë shpejt do të hajë Shqipërinë!

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:30
Sali Berisha

Nisma e qeverisë së Ramës për mbylljen e basteve dhe industrisë së bixhozit në tërësi, është cilësuar si një maskaradë nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh se e gjithë lëvizja është kryer për të marrë kontrollin e sektorit fitimprurës.

I ftuar në Abcneës, Berisha e nisi me një pyetje retorike, duke thënë se beteja me bastet është aq serioze për Ramës sa qe dhe beteja e tij me drogën.

Ish kryeministri u shpreh se biznesi i bixhozit shumë shpejt do ta hajë vendin pasi monopolin do ta marrë vetë Edi Rama dhe familja e tij.

Pjesë nga intervista:

-Në parlament u diskutua për bastet…

Së pari beteja e tij me bastet është aq serioze sa cështë beteja e tij me drogën. Pasi e shndërroi Shqipërinë në kanabistan bëri be se do të luftojë drogën, por që spo e lufton por droga po e fundos më shumë këtë vend. E njëjta gjë është me bastet apo me atë që unë e quaj industria e mëkatit.

Ky erdhi me një premtim solemn, e filloi betejnë, mori llokmat dhe nga qindra pika sot janë 4100 pika të regjistruara dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë sesi Fatmir Xhafaj, për llogari të të vëllait e mbajti ligjin 8 muajnë parlament.

Tre herë u ulën taksat për pronarët e lojërave të fatit jo më larg se katër pesë muaj, këtë vit. Me 4 mijë pikat e basteve, janë sot punësuesi më I madh dhe numër një në Shqipëri, pra vendi u shndërrua në vendin e bixhozit.

-Rama sot përmendi kërcënime që vijnë nga burgu

Se cfarë halucinacionesh ka ai unë si marr për bazë. Ai po mbyll 4 mijë dhe po hap potencialisht 40 mijë, 400 mijë apo një million, pasi po kthehet në cellular, pra tek loja e bixhozit me cellular. Ky po shkatërron Shqipërinë. Vendin do ta hanë bastet në një kohë të shkurtër.

-Ju mendoni se do ta zhvendosë biznesin në telefona…

Absolutisht.

-Po ai tha se do e mbyllë

Pas të gjitha informative që më kanë ardhur, ai po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gazmend Demit apo Ramës. Kanë gjetur ca emra turq e qipriotë…

-Akuzë shumë e rëndë kjo zoti Berisha, a ka bazë

Ai e di shumë mirë, mua më kanë dërguar me dhjetëra mesazhe kurse atij I kanë shkuar qindra duke e akuzuar se po e merr si familje këtë biznes. Unë personalisht kam qenë për politikë kufizuese ndaj kësaj industrie… këtë ves mund ta kufizosh.

Çfarë e detyron këtë njeri të marrë këtë vendim. I sëmuri psiqik ka fatkeqësinë e madhe që nuk ka ndjesi përbrenda. Ky njeri që nuk gjen fjalë për të ngushëlluar 8 viktima në Selenicë, 3 viktimat që shkuan për të ndërtuar rrugët në Mat… ky ka hall sesi ti kthejë këto në familjen e tij partiake e personale.

Tani lojërat e fatit po I merr partia e Ramës dhe familja e tij siçiliste.

-Si ju duket nisma për shpifjen, ju referohet shpesh dhe juve…

Unë I them Don Kishotit se sa mund të ndalosh rrezen e diellit me rënë në tokë, aq do të ndalosh ti dhe fjalën e lirë.

Ky bir shpirtëror I George Soros-it tregon se ky ka alergji ndaj fjalës së lirë. Të tre pjesëtarët e familjes Rama në vitin 2015 bënë deklarata të ashpra kundër fjalës së lirë. Ky po vazhdon në rrugën e etërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat