Çfarë do të ndodhë nesër me dosjen “Tahiri”? Ja si e pret ish-ministri

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë nesër me dosjen “Tahiri”? Ja si e pret ish-ministri

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:52
Saimir Tahiri

Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të vendosë nesër mbi fatin e dosjes “Tahiri”. Prokurorët e çështjes do të mblidhen të hënën për të diskutuar mbi hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, afati i të cilave përfundon më 17 Tetor.

Por sot, Tahiri me anë të disa fotove në rrjetet, tregon se si po e kalon ditën. Nga fotografitë duket se është shumë i relaskuar, dhe nuk e ka mendjen fare tek vendimi që do të marrë gjykata për të.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e krimeve të rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Burime pranë organit të akuzës thonë se afatet e hetimit mund të shtyhen edhe me 3 muaj.

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë. E njëjta gjë ndodhi dhe me bllokimin e pasaportës në muajin Dhjetor të vitit të kaluar. Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e akuzon edhe për korrupsion ish-ministrin, pasi ka përfituar dhurata nga Habilajt për shkak të ndihmës që ka dhënë. Pavarësisht akuzave, ish-ministri gjithmonë i ka mohuar ato.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat