A duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare?

Shqipëria

A duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare?

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:56
Foto ilustruse

Nga Kastriot Islami


Pergjigje pa asnje hezitim: Kuvendi duhet ti jape pergjigje kesaj pyetjeje. Nje pergjigje te qarte dhe ezaruese. Nje pergjigje qe nuk le shteg per keqkuptime. Nje pergjigje adekuate ne momentin adekuat, por duke shmangur zvarritjet dhe duke hequr dore nga retorika apo taktikat partiake.
Partitë kryesore janë shprehur gjithnjë të gatshme për të bërë ndryshimet e kërkuara pa përjashtuar edhe shprehjen e kërkesave të tyre për ndryshime që cojnë në zvoglim të parlamentit, për zgjedhje me zona njëemërore, apo korrigjime të sistemit aktual.
Partitë e vogla parlamentare dhe ato jasht-parlamentare kanë bërë kërkesa të ndryshme por në thelb kërkojnë një sistem zgjedhor që rrit prezencën e tyre në parlament apo i jep mundësi atyre jasht parlamentit të futen në parlament.
Qytetarët kërkojnë sistem zgjedhor që ti caktojnë vetë deputetët për të mos u ndodhur përballë ofertave të partive pa mundur të kenë zgjedhjen e tyre; thene me qarte, qytetaret jane te nevrikosur e deri agresive me listat e mbyllura te partive.
Ky është realiteti edhe në këto momente ndonëse këto kërkesa e mendime qarkullojnë prej kohësh…asgjë nuk ndryshon..Për më tepër nuk ka ende një përgjigje teqarte qofte edhe për rastin kur do të kishte një ndryshim por as edhe për rastin që vendimi është për të ndryshuar asgjë…
Ato që kanë mundësi të ndryshojnë me vota sistemin zgjedhor, pra deputetet, kanë preferuar të heshtin dhe vendimin e tyre për ndryshimin apo mosndryshimin e sistemit zgjedhor kane preferuar ta shprehin përmes heshtjes…apo më saktë statukuoja e cifuar me retoriken e ndryshim/mosndryshimit është bërë pjesë e taktikave partiake…
Pavarësisht kësaj analize, pyetja: a duhet të ndryshojë apo mosndryshojë sistemi zgjedhor, do të duhet të merrte një përgjigje ezauruese… Ndoshta jo tani por ne cdo rast më vonë…
Por nga ana tjetër duhet patur parasysh se…
Blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve ka ndodhur edhe në zgjedhjet e përgjithshme edhe në zgjedhjet vendore të organizuara pas vitit 2013, pra edhe kur eshte aplikuar perkatesisht sistemi proporcional rajonal me lista te mbyllura por edhe kur eshte aplikuar sistemi mazhoritar; per me teper keto vlerësime gjenden të shprehura në raportet e OSBE/ODHIR…
Pra blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve, apo thënë më shkurt tjetërsimi i rezultatit zgjedhor, por mbi të gjitha profili kriminal dhe/ose korruptiv apo me pergjithsisht cilësia e “individëve të zgjedhur” qoftë në pushtetin vendor, qoftë në parlamentin e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar, edhe kur kandidatët kanë konkuruar me lista të mbyllura sipas një sistemi propocional, rajonal me lista te mbyllura në zgjedhjet parlamentare por edhe kur kandidatët kanë konkuruar si individë sipas një sistemi të pastër mazhoritar në zgjedhjet për kryetar të bashkive.
Thënë më shkoqur, kriminelë ka edhe në parlament edhe në krye të pushtetit vendor. Të korruptuar ka edhe në parlament edhe edhe në krye të bashkive. Të paaftë dhe me diploma fallso ka edhe në parlament edhe në krye të pushtetit vendor…Pra duket se fajin per gjendjen ku eshte politika shqiptare nuk e ka sistemi zgjedhor, te pakten ne kete aspekt…
Fatkeqësisht në Shqipëri, në të dy rastet, pra edhe në zgjedhjet vendore edhe në ato parlamentare, pas vitit 2013 është organizuar me perfeksion edhe blerja e votave me paratë e pista të korrupsionit, krimit e të trafiqeve edhe kërcënimi i votuesve nga individët me rekorde kriminale apo të lidhur me klanet e familjet mafioze.
Thënë shkurt e qartë: manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri, nga mënyra sesi është ideuar dhe realizuar, vecanërisht pas 2013, është invariante nga sistemi zgjedhor. Dhe per rrjedhoje ndryshimi i sistemit zgjedhor do te ishte i pafuqishem te reduktonte apo zeronte problemet e blejres se votave dhe kercenimit te votuesve, nese nuk ndryshon sfondi i zhvillimit te zgjedhjeve…
Kjo do të thotë ndryshe se cilido që të ishte sistemi zgjedhor, proporcional, mazhoritar apo mikst, me lista të hapura apo të mbyllura, rajonal apo kombëtar, me korrigjim kombëtar apo lista kombëtare, me d’Hondt apo Saint Laguerre, e tjerë e tjerë, nuk do të mund të zgjidhej halli i madh që e ka zënë këtë vend me blerjen e votave apo kërcënimin e votuesve nga një bandë të korruptuarish dhe të kriminelësh që pasi kanë marrë pushtetin dhe po pasurohen në mënyrë të paligjshme nuk duan apo kanë frikë ta lënë pushtetin dhe bëjnë gjithcka për ta mbajtur atë me cdo kusht e me cdo mjet.
Demokracia është cështje vullneti dhe respektimi të rregullave të lojës me korrektësi e ndershmëri nga të gjithë palët. Perndryshe ajo pushon se ekzistuari heret apo vone ose ajo mbijeton ne formen e saj hibride e te shemtuar me pasoja te renda edhe per qeverisjen e vendit dhe mbi te gjitha per zhvillimin e vendit e mireqenien e qytetareve..
Edhe Kodi aktual zgjedhor, si edhe ai i mëparshmi apo një tjetër i ardhshëm, i ndryshëm nga ky aktuali do të mund të ishin të suksesshëm nëse do të kishte pasur një minimum dëshire për ti zbatuar ato me vullnet të mirë dhe korrektësi,
Prandaj marrin prioritet kërkesat për vullnet te mire dhe angazhim ne zbatim korrekt të sistemit zgjedhor se ato për ndryshimin e tij, qe askush nuk i shmang apo mohon.
Thënë ndryshe, palët duhet të shprehin me prioritet vullnetin të mire e te qartë për një konkurim të barabartë në zgjedhje, për një betejë e fushatë elektorale të ndershme dhe një rezultat zgjedhor që përputhet me vullnetin e votuesve. Ky angazhim dhe këto kërkesa është e vështirë të kuantifikohen me ligj apo më teknologji, qoftë edhe të sofistikuara, nëse nuk ka vullnet të mire te palëve.
Pra, edhe nëse Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor do të përbënte një kusht të nevojshëm ai nuk do të ishte i mjaftueshëm për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe garantuar një rezultat zgjedhor të gjithëpranuar nëse nuk ka vullnet te mire për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse me një qeveri oligarkike, dhe të të lidhur ngushtë me kriminelët e trafikantët as ka pasur dhe as nuk do të mund të këtë zgjedhje të lira e të ndershme.
Ky duket si një rreth vicioz por në thelb kjo është sfida kryesore e të gjithë atyre që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme, pra që kërkojnë një parlament e pushtet vendor dinjitoz, me individë të aftë e me integritet, para se të mendojnë, kërkojnë apo luftojnë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor do të ishte shumë i lehtë nëse do të kjo sfidë do të gjente përgjigje. / Syri.net
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat