Salianji i përgjigjet Ballës: Ke gjurmë kudo, ja datat dhe orët kur ke fluturuar me Charter, po me trafikantin pse…

Shqipëria

Salianji i përgjigjet Ballës: Ke gjurmë kudo, ja datat dhe orët kur ke fluturuar me Charter, po me trafikantin pse…

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:53
Ervin Salianji

Pasi i numëroi të dhënat e TIMS, qe tregonin se se paku 18 herë Balla kishte fluturuar me Charter me trafikantin Bego, këtë radhe, Salianji i thotë troç se lidhjet me krimin nuk i fshin dot me fotomontazh, teksa i kujton me ore e data, se kur janë bërë këto udhëtime.

Reagimi i Salianjit 

LIDHJET ME KRIMIN NUK I FSHIHNI DOT ME FOTOMONTAZH!

Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!

E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdrorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?

07.09.2013, ora 11.54

08.12.2014, ora 12.23

26.12.2014, ora 08.54

26.12.2014, ora 16.31

28.11.2016, ora 21.18

10.10.2016, ora 23.39

06.09.2016, ora 13.12

28.11.2016, ora 10.34

10.10.2016, ora 06.36

23.10.2017, ora 12.42

24.10.2017, ora 22.25

19.03.2018, ora 17.42

20.03.2018, ora 18.07

26.04.2018, ora 17.43

Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!

Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?

Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!

 

Salianji nxjerr të dhënat e TIMS: Balla, 18 herë me charter me trafikantin e rrezikshëm, ja destinacionet

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka zbuluar sot të dhënat e udhëtimit jashtë vendit, që deputeti i PS-së, Taulant Balla ka bërë në shoqërinë e Edmond Begës, person i dënuar për trafik droge.

 

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Salianji publikoi të dhënat e TIMS, sipas të cilit, Balla ka qenë së bashku me Begën, në 18 udhëtime me carter jashtë vendit, e po në krah të tij, edhe në udhëtime po jashtë vendit me makinë, kryesisht me mjetin e Ballës.

Sipas Salianjit, TIMS tregon se destinacionet kryesore të këtyre udhëtimeve kanë qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi, apo Mali i Zi.

 

“Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm. Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar”- ka thene sot Salianji.

Te dhenat e TIMS per udhetimet e Balles 

 
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat