Llogaraja e bukur mbytet nga inertet dhe plehrat

Shqipëria

Llogaraja e bukur mbytet nga inertet dhe plehrat

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 20:36
Llogara

Ata që do të përshkojnë rrugën e Llogarasë përpos panoramës mbresëlënëse do të hasin edhe inertet të hedhura aty prej ditës së premte.

Masiv betoni, orendi shtëpiake e mbeturina të tjera gjenden përgjatë rrugës e cila më së shumti frekuentohet gjatë sezonit turistik të verës.

Ora News ka kontaktuar Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave i cili bëri të ditur se kjo pikë në Llogara është miratuar nga Bashkia e Himarës për grumbullimin e inerteve.

Sipas Artan Abedinit, ajo nuk është pajisur ende me leje mjedisore.

Rezulton se mbetjet inerte që janë depozituar aty i përkasin objekteve të shembura në Jalë nga IKMT.

Ato janë transportuar nga mjete të ushtrisë dhe rezulton të jenë hedhur orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Më herët kanë qenë subjektet private ato që kanë depozituar mbetje në këtë zonë të mbrojtur por janë ndjekur penalisht nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat