Sa i sigurt është ushqimi që shitet para shkollave, AKU gjobit bizneset

Shqipëria

Sa i sigurt është ushqimi që shitet para shkollave, AKU gjobit bizneset

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:41
Ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor pranë institucioneve arsimore në vend si shkolla, kopshte, çerdhe ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Nga trupat inspektuese janë marrë 65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën  1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti."

Ndërkohë gjatë  inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat