Kontrolle në Lezhë, 10 të shoqëruar, 1 në pranga

Shqipëria

Kontrolle në Lezhë, 10 të shoqëruar, 1 në pranga

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona,  kryesisht me precedentë penalë për   armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Zef Marku, 34 vjeç, banues në Fushë ;Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:  2 kallëpe lëndë plasëse TNT; 3 kapsolla elektrodetonatore ; 1 granatë difensive ; 310 fishekë model 56; 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë ; 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër ; 20 celularë dhe 3 numra telefoni ; 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.); 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj) ; 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.) ; 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa) ; pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatorë, aparate për karikim baterish) etj.

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.  Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat