Shoqërohen në polici babai, vëllai dhe kunata e 13-vjeçares së vrarë sot në Tiranë - Bota Sot
Shoqërohen në polici babai, vëllai dhe kunata e 13-vjeçares së vrarë sot në Tiranë

Shqipëria

E hënë, 15 tetor 2018

Shoqërohen në polici babai, vëllai dhe kunata e 13-vjeçares së vrarë sot në Tiranë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:22
Policia shqiptare

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë. Ndërkohë mësohet se efektivët kanë hasur vështirësi në marrjen në pyetje të prindërve të vajzës, pasi ata janë shurdh-memec.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Brahja, ndërsa viktima, Kasandra, ndërkohë janë shoqëruar në polici, nëna, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test