Skandal në Greqi, specat nga Shqipëria me përmbajtje pesticidesh - Bota Sot
Skandal në Greqi, specat nga Shqipëria me përmbajtje pesticidesh

Shqipëria

E hënë, 15 tetor 2018

Skandal në Greqi, specat nga Shqipëria me përmbajtje pesticidesh

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Autoritetet greke kanë bllokuar në Pire një sasi me speca nga Shqipëria, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për konsum.

Analizat laboratorike treguan se specat kishin përmbajtje të pesticidive më të lartë se norma e lejuar, raportojnë mediat greke.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 708 kilogramë speca, të cilat u bllokuan dhe u shkatërruan sipas legjislacionit grek. Sipas një deklarate të autoriteteve përkatëse të Pireut, do të vazhdojnë kontrollet e ushqimeve për t’u siguruar që janë në përputhje me normat e lejuara, shkruan shtypi vendas.

Mediat greke nuk kanë bërë me dije të dhëna të tjera rreth ngarkesës shqiptare me speca, që kishte përmbajtje të lartë të pesticideve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test