Bylykbashi: Prokuroria e Krimeve të Rënda vegël e Ramës për të mbrojtur Agron Xhafën

Shqipëria

Bylykbashi: Prokuroria e Krimeve të Rënda vegël e Ramës për të mbrojtur Agron Xhafën

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:10
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi,

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar sot pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se nuk ka kompetencë të hetojë një prej bandave më të rrezikshme në Elbasan.

Sipas Bylykbashit, e njëjta prokurori sot ëhstë vënë në dispozicion të dyshes Rama Marku për të mbrojtur Agron Xhafajn, ndërsa nuk gjen guximin që të hetojë një prej bandave që për pak u mori jetën oficerëve të policisë.

Ja deklarata e Bylykbashit:

Prokuroria e Krimeve te Renda paska thene sot se nuk ka kompetence te hetoje krimin e rende te nje prej bandave me te rrezikshme te Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu ate ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD Lulzim Basha.

Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar kete bande.

Por ama, nga ana tjeter, Prokuroria e Krimeve te renda eshte e gjitha e angazhuar per te shpetuar te denuarin per trafik droge Agron "Geron" Xhafa dhe trafikante e kriminele te lidhur me qeverisjen e Edi Rames permes hetimit te "provave"  per kallzim te rreme te fabrikuara ne zyren e Fatmir Xhafes.

I njejti prokuror qe shpall sot moskompetence per hetimin e krimeve te renda te bandave te Elbasanit, keqperdor Prokurorine e Krimeve te Renda per te hetuar, teresisht jashte kompetences se Krimeve te Renda, kallzimin qe ka bere narkotrafikanti Agron Xhafaj per "kallezim te rreme" qe nuk eshte krim i rende.‎ 

Ky eshte produkti i reformes Rama-Xhafaj, nje prokurori qe vepron me telekomanden e pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat