Meta: Vepra e Fatos Arapit do të mbeten unikale në letërsinë shqipe,

Shqipëria

Meta: Vepra e Fatos Arapit do të mbeten unikale në letërsinë shqipe,

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:35
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me dhimbje e ka marr lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera!”

Postimi  i plotë:

Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.

Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera!

I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.

Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne.

Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij njeriu të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të të paharruarit Fatos Arapi.

U prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat