Tensione në spitalin privat, policia tenton të marrë Ervis Martinajn

Shqipëria

Tensione në spitalin privat, policia tenton të marrë Ervis Martinajn

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:56
Ervis Martinaj

Punonjësit e policisë së burgjeve kanë tentuar sot të marrin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar nga punonjësit e spitalit privat.

Raportohet se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë.

Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

Martinaj mbeti i plagosur të enjten në një lokal në Bllok, ku mbeti i vrarë dhe një miku i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat