Mjeshtri i Bioenergjisë rikthehet në atdhe për t'i mësuar shqiptarëve metodën japoneze Reiki

Shqipëria

Mjeshtri i Bioenergjisë rikthehet në atdhe për t'i mësuar shqiptarëve metodën japoneze Reiki

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:37
Kenan Sahatçiu

Pas gati 2 dekadash në Zvicër, mjeshtri shqiptar i bioenergjisë Kenan Sahatçiu rikthehet për të sjellë eksperiencën e tij në Shqipëri e Kosovë.

I lindur në Istog, Sahatçiu ishte i pari që mori titullin Mjeshtër i fizioterapisë në 1977-ën dhe në 86-ën hapi qëndrën e parë private të fizio-terapisë në Prishtinë. Por me nisjen e demostratave në Kosovë në 1989-ën, Sahatçiu largohet drejt Zvicrës ku do të punonte për 19 vjet në spitale dhe qendra të ndryshme të fizioterapisë ku mësoi të praktikojë mes të tjerash dhe shërimin me Reiki. 

Kjo e fundit është një teknikë japoneze që përdoret për shërim fizik dhe traumat mendore si dhe për të mbështetur mirëqënien shpirtërore të njeriut. E njohur ndryshe si Energjia e Jetës Universale, Reiki është një praktikë që transmeton energji shëruese përmes duarve. Një seancë Reiki ndihmon në reduktimin e tensionit dhe stresit por mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi brenda trupit që arrin shërim në të gjitha nivelet fizik, emocional dhe shpirtëror. 

Kjo metodë, tashmë e përhapur në gjithë botën, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohet nga shumë si metodë e pastër shërimi. Sahatçiu thotë se ka ndërmend të sjellë eksperiencën e tij 25 vjeçare dhe veçanërisht njohuritë e tij në shërimin me bioenergji në vendlindjen e tij. 

I ftuar nga qendra “Edenor Physiotherapy”, në 24 tetor ai do të jetë në Prishtinë e 3 ditë më pas në Tiranë me qëllimin për të përhapur Terapinë Reiki edhe në Kosovë e Shqipëri. Ndërkohë ai do të nxjerrë në treg dhe librin e tij të parë “Shërim Natyror” që tregon kombinimin e mjekësisë tradicionale me atë natyrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat