Kryemadhi: Opozita në parlament nuk ka asnjë vlerë, tani përballja

Shqipëria

Kryemadhi: Opozita në parlament nuk ka asnjë vlerë, tani përballja

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:04
Monika Kryemadhi

“Opozita në parlament nuk ka asnjë vlerë, tani rruga e saj është përballja sy për sy me krimin”, u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Kuçovës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se “njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë dhe kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi”.

Duke folur për pozicionimin e opozitës, Kryemadhi tha se tashmë opozita nuk mund të jetë alibia dhe fasada e kryeministrit Rama në parlament, por se rruga e saj e vetme është përballja sy më sy, me atë çka ajo e quajti regjim kriminal.

“Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e kryeministrit në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament, bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja  sy për sy me këtë regjim kriminal”, theksoi Kryemadhi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat