Kush është komandoja që eliminoi Fabiol Gaxhën?

Shqipëria

Kush është komandoja që eliminoi Fabiol Gaxhën?

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 12:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për Policinë e Tiranës, i dyshuari kryesor i krimit të rëndë që ndodhi të enjten në ish-Bllok, është truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht edhe i të dashurit të saj.

Ai është Meviol Billo, 41 vjeç, pjesë e Forcave Komando Ushtarake, i cili është shpallur në kërkim nga Policia me akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim”.

Nga kronologjia e ngjarjes mësohet se Meviol Billo, Fabiol Alushi dhe Ervin Mata, tashmë të shpallur në kërkim, u implikuan në ngjarjen e rëndë. Deri tani, nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes, rezulton se në vendin e ngjarjes janë përdorur dy armë të ndryshme zjarri, edhe pse aty është gjetur vetëm një pistoletë tip “Glock”, që mendohet se i përket viktimës, Fabiol Gaxha. Burimet thanë dje se të dyshuarit janë thirrur për ndihmë nga këngëtarja Elvana Gjata dhe miqtë e saj, pas disa ngacmimeve në lokal, në një incident të ndodhur rreth një javë më parë. Ndërsa dy ditë më parë, situata ka degraduar fillimisht me konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Mbetet ende e paqartë nëse Billo është futur në lokal me armën e shërbimit apo ka mundur t’i rrëmbejë armën ndonjërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, 41-vjeçari Meviol Billo rezulton të jetë specialist xhenio në Batalionin e Forcave Komando të Zall-Herrit. Nga verifikimet e kryera nga ana e grupit hetimor, rezulton se Billo ka qenë 3 herë pjesë e misioneve paqeruajtëse në Afganistan.

Ndërsa përshkruhet si një person me një përgatitje të lartë ushtarake, që ka kaluar të gjitha testet profesionale me rezultate maksimale, raporton Panorama.

Ashtu si shumë ushtarakë të tjerë apo punonjës të Forcave të Rendit, edhe 41-vjeçari Billo jashtë orarit të shërbimit, punonte si truprojë. Në këtë rast, i këngëtares Elvana Gjata, që e shoqëronte në aktivitete, në shumë raste edhe me të dashurin e saj. Ligji aktual nuk e pengon një ushtarak që të kryejë edhe një punë të tillë, me detyrimin e vetëm që ka të bëjë me armën e shërbimit, e cila në asnjë rast nuk mund të mbahet me vete. Nga të dhënat e deritanishme të mbledhura nga grupi hetimor, Meviol Billo dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Fabiol Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt, si dhe plagosi këtë të fundit bashkë me shokun e tij Eljon Hato, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë. Burimet thonë se deri tani ai konfir mohet nga provat në vendngjarje, si autor i dyshuar i vrasjes dhe plagosjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat