BE nënshkruan pakt me Shqipërinë për kontrollet e migrantëve

Shqipëria

BE nënshkruan pakt me Shqipërinë për kontrollet e migrantëve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë, duke iu lejuar rojeve kufitare të Bashkimit Evropian të kenë qasje në këtë shtet, për të ndihmuar në kontrollet e migrantëve.

Ky rast njëherësh shënon paktin e parë të këtij lloji që është arritur në mes të BE-së dhe një vendi që nuk është pjesë e bllokut evropian.

Nga selia e BE-së është thënë të premten se marrëveshja synon “të luftojë migrimin joligjor, në veçanti ndryshimet në valët e migrimit dhe krimet e lidhura me kalime kufitare”.

Shqipëria së fundmi është kthyer në vend tranzit për migrantët, të cilët udhëtojnë nga Greqia dhe Bullgaria në vendet tjera të BE-së, pas forcimit të kufijve në Serbi.

Sipas marrëveshjes, rojet kufitare mund të hyjnë në Shqipëri me lejen e Tiranës, si dhe do të jenë të armatosur.

Megjithatë ata nuk do të veprojnë sipas ligjit shqiptar.

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopoulos, e ka cilësuar arritjen e këtij pakti, si “moment revolucionar në aspektin e bashkëpunimit të jashtëm të BE-së, lidhur me menagjimin e kufijve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat