Fier, sistem kullimi funksional për tokat bujqësore në Radostinë

Shqipëria

Fier, sistem kullimi funksional për tokat bujqësore në Radostinë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:53
Fier

Tokat bujqësore në Radostinë të Fierit do të përfitojnë një sistem kullimi funksional që do të ndikojë në rritjen e prodhimit bujqësor.

Në vijim të punës për rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse, bashkia e Fierit është fokusuar në Radostinë, ku punon për në mënyrë intensive.

Rehabilitimi i kanaleve kulluese, jo vetëm ndikon në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe redukton rrezikun nga përmbytjet.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi thekson se “e nisëm ditën sot nga Radostina. Shumë punë për të zhbërë mungesën totale të ndërhyrjeve në sistemin e kullimit dhe ujitjes për vite të tëra. Më shumë vëmendje dhe angazhim”.

Në këtë mënyrë sigurohet që fermerët të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

Po ashtu hapja e rrugëve të parcelave është një tjetër element që ecën paralel me sistemin e kullimit dhe vaditjes, në shërbim të fermerëve, prodhimit bujqësor dhe lehtësisë sipërmarrëse. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat