Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte gjatë vijimit të qëndrimit të tij në SHtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti shqiptar ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pas këtij takimi me kreun e qeverisë italiane, Meta ndan me ndjekësit në rrjetin social Facebook dhe një foto ndërsa shkruan:
“Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë. Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane.”