“Rama kundër Ramës”, Basha publikon videomontazhin

Shqipëria

“Rama kundër Ramës”, Basha publikon videomontazhin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:53
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Përmes një videoje njëminutëshe, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksuar sërish këtë të mërkurë se, përse vendit i nevojitet me patjetër vettingu në politikë për të larguar politikanët e lidhur me krimin.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, Basha vendos përballë deklaratat e mëhershme të kryeministrit Rama, që kontradiktojnë njëra-tjetrën.

“Dy vite më parë, Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Edi Rama gënjeu! Tri vite më parë, Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelë në Kuvend. Edi Rama gënjeu! Sot, Edi Rama kundërshton vettingun në politikë dhe mohon lidhjet me krimin. Edi Rama përsëri gënjen! Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Vetting në politikë pa vonesë!”, thuhet në videon e publikuar nga Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat