Zyrtarja e KE-së: Shqipëria, progres në turizëm dhe infrastrukturë

Shqipëria

Zyrtarja e KE-së: Shqipëria, progres në turizëm dhe infrastrukturë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:46
Pamje nga takimi

Shqipëria ka bërë një progres të madh në zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës”, u shpreh kryetarja e Komitetit të Përhershëm të Komisionit për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Dragica Martinovic Džamonja gjatë një takimi me zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi.

Gjatë bashkëbisedimit, Džamonja u shpreh se roli i tyre është të nxisë bashkëpunimin me shoqërinë civile, organizata jo qeveritare civile dhe rinore dhe ndau disa gjetje nga takimet e zhvilluara me partnerët socialë, me shoqërinë civile lidhur me konsultimin publik dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.

Hysi vuri theksin në forcimin e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në hartimin e ligjeve dhe kontrollin parlamentar, përfshirjen më të madhe të Kuvendit mes komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare dhe grupimet e tjera parlamentare si grupi i deputetëve”Miqtë e fëmijëve” dhe grupimi i grave deputete.

Gjithashtu, Hysi tha se Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në bashkëpunimin me shoqërinë civile, në parandalimin e dhunës ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

Gjatë takimit u bisedua për kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në proceset e integrimit europian, ecurinë e punës së komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, reformën territoriale, në hartimin e një sërë ligjeve, kemi ndërmarrë politika sociale për të rinjtë, si edhe ecurinë e procesit të vetingut.

Hysi tha se, Shqipëria po bën progres në përmirësimin e vazhdueshëm të klimës për biznesin duke ulur taksat në 5% për agroturizmin dhe nxitur punësimin në të gjithë territorin e vendit.

Një tjerët hap i rëndësishëm, tha Hysi është bërë në luftën kundër korrupsionit, informalitetit në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe rritjen e garancive për rritjen ekonomike dhe parandalimin e korrupsionit në vendin tonë.
Hysi dhe Džamonja nënvizuan se realizimi i këtyre reformave kërkon angazhimin jo vetëm të mazhorancës, por dhe të opozitës, e cila duhet të vijë në parlament për të dhënë kontributin e saj në hartimin e ligjeve, në shërbim të qytetarëve dhe kombit tonë.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, kulturë, arsim, turizëm, infrastrukturë, etj.

Nga ana e saj, Dragica Martinovic Džamonja shprehu interesin dhe angazhimin e saj për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e shoqërisë civile, për nxitjen e shkëmbimeve të të rinjve në fushën e edukimit dhe sporteve, etj.

Džamonja shprehu gjithashtu interesimin e saj për të mësuar më shumë për angazhimin e grave në politike dhe në vendimmarrje në Shqipëri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat