“Expressen.se”: Ishujt e Ksamilit mes 15 ishujve që duhet vizituar

Shqipëria

“Expressen.se”: Ishujt e Ksamilit mes 15 ishujve që duhet vizituar

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:58
Ishujt e Ksamilit

Ishujt e Kasmilit konsiderohen nga gazeta suedeze “Expressen.se” ndër 15 ishujt më të mrekullueshëm në botë.

Në një renditje për të gjithë ata turistë që pëlqejnë të kalojnë pushimet në ishull, gazeta suedeze, mes ishujve të famshëm si Korsika, Siçilia, Ibiza, Malta apo Singapori ka vendosur edhe ishujt e Ksamilit.

Shqipëria është shfaqur si një alternativë tërheqëse ndaj Greqisë. Qyteti i Sarandës është përballë ishullit grek të Korfuzit dhe është i famshëm për plazhet e tij të bukur, si në qendër të Sarandës edhe përgjatë gjithë bregut.

Për të shijuar plazhe edhe më të bukur, merr një taksi dhe udhëto rreth 20 minuta në jug drejt ishujve të Ksamilit. Këto ishuj janë të pabanuar dhe mund të arrihen me lehtësi duke notuar ose me një varkë me pedale. Këtu nuk ka aq shumë njerëz sa ka në breg dhe deti është jashtëzakonisht i mrekullueshëm, transmeton atsh.

Për ata që duan të bëjnë më shumë se sa vetëm të lahen, ka plot mundësi. Mund të shkoni tek Syri i Klatër, një burim me ujë të ftohtë vetëm pak kilometra larg Sarandës. Ky fenomen natyror është 50 metra i thellë dhe ngjason me një sy nga forma dhe ngjyra.

Por, mund të kaloni edhe një eksperiencë unike në qytetin historik të Gjirokastrës duke vëzhguar luginën e lumit Drino, duke vizituar pazarin e vjetër, kështjellën mesjetare dhe muzeun etnografik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat