Vihen nën kontroll zjarri në Lezhë, shkaqet nuk janë zbardhur ende

Shqipëria

Vihen nën kontroll zjarri në Lezhë, shkaqet nuk janë zbardhur ende

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ra gjatë mbrëmjes së të martës në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Zjarri ka nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash e më pas është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me shkurre.

Flakët u favorizuan nga era e fortë që frynte duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin aty afër. Zjarrfikësit për disa orë punuan për të shmangur ndonjë katastrofë të mundshme.

Ata mundën që të largonin rrezikun nga banesat. Në orët e vona të natës zjarri u vu nën kontroll. Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake dhe po punon për të gjetur shkaqet e rënies së tij.

Ky është i dyti zjarr në këtë lagje, pas një tjetri që ra dy muaj më parë dhe u vu më shpejt nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat