Dy peshkatarë janë shpëtuar nga mbytja nga policia e Shkodrës dhe FNSH.
Sipas policisë ata kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës.
Ngjarja ka ndodhur në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin.
Shtetasit B.T. 58 vjeç, dhe Gj.Z. 56 vjeç, banues në Shkodër, kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri të prishur.
Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit.
Falë ndërhyrjes së forcave të policisë të D. V. P. Shkodër, DRKM dhe veçanërisht skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër u është dhënë ndihma e duhur ku rreth orës 23:50 janë nxjerr në breg pa probleme të cilët kanë falënderuar Policinë për ardhjen në ndihmë në kohë.