Rama: Buxheti i 2019, një politikë e re sociale

Shqipëria

Rama: Buxheti i 2019, një politikë e re sociale

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:42
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të ketë një politikë të re sociale. Por ai thotë se për këtë do të bëjë të ditur më shumë të mërkurën sërish nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/twitter/insta live”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat