“Njerëz me veshje të ISIS rrëmbyen dy fëmijë në Burrel”, policia: Kjo është e vërteta

Shqipëria

“Njerëz me veshje të ISIS rrëmbyen dy fëmijë në Burrel”, policia: Kjo është e vërteta

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:01
Fotoja ku pretendohej se një person i veshur me uniformë të ISIS ka tentuar të rrëmbejë dy fëmijë

Në orët e vona të mbrëmjes në rrjetet sociale u publikua një foto, ku pretendohej se një person i veshur me uniformë të ISIS ka tentuar të rrëmbejë dy fëmijë.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe policia e Burrelit.

Përmes një njoftimi policia bën me dije ka monitoruar qytetin ditën dhe natën me dron, ndërsa janë verifikuar edhe kamerat e bizneseve ku pretendohej se kishte lëvizur personi.

Policia thotë në një deklaratë se nuk është verifikuar asnjë person i dyshuar dhe se nuk ka pasur asnjë denoncim për rrëmbim personash.

Njoftimi i policisë

Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët. Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi.

Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin”, thuhet në reagimin e policisë.s

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat