Forcat Speciale ‘u qepen’ të ‘fortëve’ të Laçit dhe Lezhës, kontrolle makinave luksoze

Shqipëria

Forcat Speciale ‘u qepen’ të ‘fortëve’ të Laçit dhe Lezhës, kontrolle makinave luksoze

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:14
Kontrollet po kryhen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave që qarkullojnë me arme zjarri, me lëndë narkotike si dhe për arrestimin e personave në kërkim.

Vazhdojnë kontrollet e shumta të policisë në vend. Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore  lokale kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç dhe në Lezhë.

Në fokus të operacioneve kanë qenë makinat luksoze, të cilat nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Forcave Speciale në këto dy qytete.

Kontrollet po kryhen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave që qarkullojnë me arme zjarri, me lëndë narkotike si dhe për arrestimin e personave në kërkim.

Po sipas të njëjtave burime gjatë aksionit në Laç e Lezhë, janë kontrolluar rreth 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.

Foto e dërguar nga një qytetar në redaksinë tonë, është shkëputur gjatë operacionit të kryer nga Forcat Speciale mbrëmjen e kaluar, i cili  shprehet se prania e forcave speciale ka rritur sigurinë në qytet.

Prej disa ditësh FNSH dhe policia janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet më problematike të vendit, me qëllim parandalimin e akteve kriminale si edhe arrestimin e personave në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat