Dosja ‘Shullazi’ Avokatët mbrojtës letër Donika Prelës e Arta Markut

Shqipëria

Dosja ‘Shullazi’ Avokatët mbrojtës letër Donika Prelës e Arta Markut

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:05
Gjykimi i Emiljano Shullazit

Mbrojtësit ligjor Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Endri Qyqjas i janë drejtuar me një letër Drejtueses së Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela,për dijeni edhe Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në lidhje me ecurinë e procesit.

Në Letrën e firmosur nga avokatët Ravik Gurra, Vladimir Meci dhe Denion Bogdani, e cilësojnë procesin si një ndër cështjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e opinionit publik.

“Jo gjithmone e verteta lidhur me kete ceshtje eshte bere e njohur dhe kjo ka krijuar ne opinion idene se po ndeshkohet nje grup i rrezikshem kriminal, ndersa prokuroret e ceshtjes kane marre pamjen e kaloresve ne kete beteje kunder krimit.

Kjo situate ka demtuar shqyrtimin e “ftohte” dhe “te paaneshem” te kesaj ceshtjeje, ka dhunuar parimin madhor te prezumimit te pafajsise dhe tashme qe ceshtja ka mbrritur ne finish, rrezikon qe paragjykimi dhe zhurma e krijuar rreth saj, te mos lejoje si perfaqsuesit e akuzes, ashtu dhe  vete gjykaten qe te vendosin sipas “liberum arbitrium”, pra, sipas zgjedhjes se tyre te lire, sipas  bindjes se bazuar mbi prova dhe vetem mbi to.

“Thuhet në letrën e avokatëve, të cilët tërheqin vëmendjen e znj. Prela jo per te kerkuar qe te ndikoni ne vendimarrjen e prokuroreve te ceshtjes, pasi ata jane te pavarur sipas ligjit, por, per te garantuar se ne vendimarrje ata do te jene te pandikuar si nga opinioni i krijuar tashme rreth personave te pandehur, ashtu dhe nga ndikime te tjera te ish drejtuesve te prokurorise, te cilet sikunder ka rezultuar edhe ne gjykimin e ceshtjes, kane patur nje rol negativ e nxites te paligjshmerise.

Letra e Plotë:

Emrat e katër prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi do të bëhen publikë zyrtarisht në seancën gjyqësore te dites se neserme.

Por ndërkaq “BalkanWeb” mëson se Donika Prela, e cila është Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të jetë drejtuese e grupit të prokurorëve në çështjen “Shullazi”. Po kështu pjesë e grupit të prokurorëve do të jetë edhe Gentian Osmani.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat