Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Shqipëria

Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Korçës nga perfona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe shtëpia e grabitur i përket një biznesmeni korçar. Mësohet se fjala është për shtëpinë e shtetasit N.Koco.

Në momentin e grabitjes në shtëpi nuk ka patur persona. Deri më tani mësohet se janë grabitur disa bizhuteri.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin/rët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat